Ministria për Europën dhe Punër e Jashtme e Shqipërisë ka ndarë një video përmbledhëse të vizitës së parë zyrtare në Kosovë të kryediplomatit Ferit Hoxha.
“📍Prishtinë – Pritja e Ministrit Hoxha nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, Kryeministri Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca”, thuhet në përshkrimin e ministrisë mbi videon e publikuar.
Kjo vizitë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, “konfirmoi faktin se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.🇦🇱🇽🇰s”.
“Vizita do të vijojë me takimet me drejtues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në postim

