Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar me mësues dhe punëtorë të arsimit, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i arsimit.

Ai ka thënë se mësuesit, arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të shqetësohen nëse paga e tyre mjafton për të kaluar muajin, duke theksuar se ata meritojnë siguri dhe dinjitet në punën e tyre.

banner

Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, do të angazhohet për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe vlerësim më të madh për punëtorët e arsimit.

“Mësuesit nuk duhet të mendojnë nëse u del paga për të kaluar muajin. Arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të ndihen të nënvlerësuar. Punëtorët e arsimit duhet të kenë siguri dhe dinjitet në punën e tyre. STOP krizës, PO ndryshimit! PO ndryshimit për një arsim që i respekton mësimdhënësit dhe e mbështet çdo punëtor të dijes: me paga më të larta, me kushte më të mira dhe me vlerësim të merituar”, ka shkruar Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy