Tubim masiv në Drenicë, Hamza: Këtu gjithmonë i është thënë STOP padrejtësive

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Skenderajt.

Hamza ka thënë se këtu i është thënë STOP padrejtësive dhe nga këtu ka filluar kthesa historike, duke shtuar se sot këtu i themi STOP krizës për t’i prirë ndryshimit të Kosovës.

banner

Hamza nga Drenica ka pasur mesazhe edhe për Qeverinë e Kurtit.

Ai e ka quajtur Sami Lushtakun edhe si Sami Kosova, duke i dhënë përgjigje kështu etiketimeve të njerëzve të Vetëvendosjes ndaj tij.

Po ashtu, në mënyrë indirekte i është përgjigjur edhe dërgimit të forcave speciale në Drenicë, duke thënë se Drenica është vetë speciale.

“Drenica është vend i mikpritjes dhe bujarisë, ku çdo shqiptar e ka derën gjithmonë të hapur. Por, ky vend është edhe vend i rezistencës, që i ka qëndruar përballë çdo pranie të imponuar me forcë.

A e dini pse? Sepse, Drenica është vetë speciale. Historikisht ka qenë dhe mbetet e tillë. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë askush, as nga brenda e as nga jashtë”, ka shkruar Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy