Kurti mohon se 100 eurot janë blerje vote: Qytetarët e kuptojnë se lidhet me pakon kundër inflacionit

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria në prag të fushatës zgjedhore, një vendim që ka nxitur debate dhe reagime në opinionin publik.

Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, moderatori Kushtrim Sadiku e pyeti drejtpërdrejt Kurtin nëse kjo masë mund të konsiderohet si blerje e votës.

banner

Në përgjigje, Kurti e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke thënë se qytetarët e kuptojnë arsyen e vendimit.

“Unë besoj që qytetarët e Republikës nuk janë të tillë që e shohin këtë si ndikim në procesin zgjedhor. Ata e kuptojnë që kjo lidhet me zotimin tonë për Pakon e Përballjes me Inflacionin 2.0”, tha Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy