Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep detaje, tre të dyshuarit ndalohen për 48-orë

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda ka dhënë detaje lidhur me aksionin ku janë sekuestruar rreth 26 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.

Sipas njoftimit, tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi gjatë kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancat narkotike.

banner

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thotë Prokuroria e Mitrovicës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy