Keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë, Qelaj: Do ta analizojmë rastin e Vushtrrisë

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj e ka kritikuar veprimin e fundit të përdorimit të një vajze në fushatë zgjedhore.

Ky rast ka ndodhur një ditë më parë në Vushtrri, në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

banner

Për këtë rast, Qelaj ka thënë se ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore është model i papërshtatshëm, duke bërë thirrje që një veprim i tillë të ndalet

“Konsideroj se duhet secila parti politike dhe secili lider institucional dhe politik me pas kujdes në ekspozimin e fëmijeve nëper fushata dhe tubime publike. Natyrisht ekzistojnë rregulla strikte të veprimeve të tilla.”, ka thënë Qelaj.

Ai ka thënë se do ta analizojnë si rast dhe do të ndalin me qëndrim zyrtar.

“Aga ajo që kemi parë është një model jo i përshtatshëm i ekspozimit të femijeve ne tubime politike. Çka është e rëndësihme është që fëmijët me u përfshirë ne vendimmarrje politike kur janë në pyetje interesat e tyre, por jo me u përmend si instrumente politike për qëllime elektorale dhe unë besoj se praktikat e tilla duhet të ndalen”, ka shtuar ai.

Qelaj ka thënë se qoftë prindërit apo kushdo tjetër duhet të ketë kujdes që ansjë fëmijë te mos ndihen të keqpërdorur në situata të tilla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy