Hargreaves takohet me nënkryetaren e LVV-së: Partitë ta refuzojnë gjuhën e urrejtjes, Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgjedhjeve

by Nexhat

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, me të cilë tha se u pajtuan se Kosovës i nevojitet zgjedhja e Presidentit menjëherë pas zgjedhjeve.

Me të, ambasadori britanik tha se diskutuan edhe për fushatën zgjedhore dhe që partitë të jenë “respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave”.

banner

“Sot u takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, shkroi ambasadori në një postim në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy