Javën e kaluar, Blero dhe Eronita u bënë prindër të një djali, duke sjellë një gëzim të madh në familjen e tyre.
Ardhja në jetë e vogëlushit ka lumturuar jo vetëm prindërit, por edhe Tarën, vajzën e Bleros, e cila tashmë është bërë motër e madhe.
Tara e ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një imazh të foshnjës. Megjithatë, ajo që mori më së shumti vëmendje ishte dedikimi i saj plot dashuri për vëllain e vogël.

“Mirë se vjen në botë, vëllaçko i vogël. Ti je i dashur që tani më shumë nga sa do ta kuptosh ndonjëherë, dhe mezi pres të kaloj një jetë të tërë duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë duke u rritur. Të dua pafundësisht”, ka shkruar Tara.
Fjalët e saj prekëse u pritën me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan dashurinë dhe emocionin që ajo shprehu për pjesëtarin më të ri të familjes.

