Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me fushatën që po zhvillohet për zgjedhjet e 7 qershorit.
Abdixhiku tha se, periudha e qershorit mund të konsiderohet si një ngopje elektorale, por edhe siç u shpreh, apetit i ri i përmbajtjes çfarë shpërfaqet.
Sipas Abdixhikut, bashkimi politik ka zgjuar kureshtje dhe interes të shtuar te qytetarët, veçanërisht te të rinjtë
“Qershori është një ngopje elektorale, por është një apetit i ri i përmbajtjes çfarë po shpërfaqim dhe kjo vjen pak a shumë edhe si rezultat edhe i bashkimit tonë. Besoj që bashkimi ka zgjuar një kureshtje dhe ka zgjuar një interes të njerëzve, sidomos të rinjëve për të kuptuar se për çfarë mund të qëndrojmë”, tha ai.

