Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Takimi është duke u zhvilluar në Presidencë.
Më vonë Costa do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.
Turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.


