Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano zhvilloi sot një takim lamtumirës me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn.
Atë, Barbano tha se e falënderoi për bashkëpunimin që kjo prokurori ia ofroi EULEX-it dhe se misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë mbetet i përkushtuar për mbështetjen e sistemit të drejtësisë.
“Në një takim lamtumirës sot me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e falënderova atë për bashkëpunimin shumë pozitiv dhe të vazhdueshëm të ofruar ndaj EULEX-it, i cili mbetet i përkushtuar për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë”, shkroi ai në një postim në X.
In a farewell meeting today with the Chief Prosecutor of the 🇽🇰 Special Prosecutor's Office, Blerim Isufaj, I thanked him for the very positive and consistent cooperation extended to @EULEXKosovo, which remains committed to supporting the Kosovo justice system. pic.twitter.com/GlwzcGJ5G7
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) June 3, 2026

