Gjini pas takimit me Costan: Kemi humbur kohë pa institucione, BE dhe NATO orientim strategjik i Aleancës

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot në Prishtinë ka zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ku është diskutuar për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe sfidat në procesin e integrimit.

Gjini tha se gjatë takimit ka riafirmuar pozicionin e palëkundur të Aleancës për rrugëtimin euroatlantik të vendit, duke theksuar se për Kosovën, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten orientimi i vetëm strategjik dhe pa alternativë.

banner

Ai vlerësoi se Kosova ka ende reforma dhe obligime për të përmbushur në rrugën drejt integrimit, duke nënvizuar nevojën për institucione të forta dhe stabile.

“Vendi ynë ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale”, theksoi Gjini, duke shtuar se pas rezultatit të zgjedhjeve të këtij vikendi pritet të qartësohen hapat e ardhshëm dhe plani i punës për të ardhmen e vendit.

Takimi u zhvillua në Prishtinë, në kuadër të vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy