Shala: Kam qenë dhe jam kundër bashkëpunimit me LVV-në, por vendos partia

by Nexhat

Anëtari i kryesisë i LDK-së Kujtim Shala, në Rubikon të Klan Kosovës ka folur rreth bashkëpunimit të mundshëm me LVV-në pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Për këtë duhet një qëndrim i partisë, sepse ne s’kemi bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje në dy palë zgjedhjet e fundit dhe ka pasur qëndrim të Këshillit të Përgjithshëm të partisë”, deklaroi Shala.

banner

Ai tha se ka edhe qëndrim personal rreth kësaj çështje.

“Është qëndrim i njohur, e dinë edhe kolegët, e dini edhe ju dhe të gjithë ata që kanë interes. Unë kam qenë kundër dhe jam kundër. Por, unë nuk e përcaktoj qëndrimin e partisë. Duhet të vendosë shumica sikur edhe rastet e tjera”, shtoi ai në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy