Bardhyl Hasanpapaj, kandidat i LDK-së për deputet, tha në Pressing në T7 se “shtesat, ndihmën financiare për kategoritë sociale do t’i bëjmë me ligj e jo sipas tekeve personale të liderit që i bën në kohë zgjedhjesh”.
Ai tha se nuk do ketë pension më pak se 300 euro dhe nuk do ketë pagë më të vogël se 900 euro.
Hasanpapaj foli edhe për pagat e mësuesve që tha se nuk do jenë më poshtë se 1 mijë euro.

