Deklarata e Kurtit për prokurorinë, Shala: Budallallëk dhe i rrezikshëm

by Nexhat

Në studion e emisionit Rubikon në Klan Kosova, u komentua deklarata e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për prokurorinë.

Kurti të dielen në një intervistë tha se ” Prokuroria s’është krejtësisht e pavarur”.

banner

E për këtë kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Kujtim Shala, tha se kjo deklaratë është edhe “budallallëk edhe i rrezikshëm”.

“Sepse sistemi i drejtësisë quhet, është një pushtet i veçantë që nuk ka lidhje as me ekzekutivin dhe as me legjislativin, nuk ka lidhje as me ju si media që keni një lloj pushteti publik, jo formal. Nuk ka asnjë rëndësi se çka mendojnë krerët e shtetit se kush do të jetë kryeprokuror i shtetit apo cili do të jetë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale? Mund të kenë një mendim, por s’ka kurrëfar peshe sepse atë e zgjedh dikush tjetër”, deklaroi Shala në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy