Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës. Në të njëjtin vend është vendosur emri i heroit të kombit Isa Boletini dhe ngjit me të ai i ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Për këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila në “Pressing” të T7, tha se kjo në thelb përbën fyerje.
Ajo tha se nuk do të befasohej nëse Albin Kurti një ditë përuron edhe një përmendore të Ivanoviqit.
“Unë nuk do të befasohesha nëse një ditë e shohim kryeministrin duke përuruar përmendore në Ivanoviqit”, ka thënë ajo

