Hapja e negociatave për roaming ku përfshihet edhe Kosova, ministrja austriake: Lajm i shkëlqyer

by Nexhat

Ministrja austriake për Evropë, Claudia Bauer, e ka quajtur lajm të shkëlqyer vendimin e Këshillit Evropian për të nisur bisedimet me vendet e Ballkanit Perëndimor për të zgjeruar zonën e roaming-ut.

Ajo ka thënë se ky ka qenë prioritet i Austrisë dhe se është e lumtur që këto bisedime mund të nisin.

banner

“Lajm i shkëlqyer: Këshilli ka miratuar fillimin e bisedimeve për zgjerimin e zonës së roaming-ut në Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një prioritet i hershëm austriak dhe jam i kënaqur që diskutimet më në fund mund të fillojnë”, ka shkruar ajo.

Sot, Këshilli Evropian ka miratuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë me qëllim zgjerimin e zonës së BE-së “Roam Like at Home” (RLAH)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy