Osmani: Garë komplet e pabarabartë, propagandë masive, s’jemi kundër shtesave por ato duhet garantuar me ligj

by Nexhat

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e shtesave për disa kategori.

Osmani, e ftuar në Pressing në T7, ka thënë se gara është ‘’komplet e pabarabartë’’.

banner

‘‘Në fakt kjo vërtetë është komplet e pabarabartë për dy arsyje, e para për shkak të një propagande masive e cila e ka dëmtuar edhe vetë integritetin e procesit zgjedhor. Dhe e dyta, ka të bëjë me këtë, ne nuk jemi kundër shtesave përkundrazi, në qeverisjen tonë, jo vetëm t’i vazhdojmë ato e t’i rrisim, por edhe të garantohen me ligj. Ajo çfarë ka ndodhur tani, keqpërdorimi i një instrumenti të tillë shtetëror është i ndaluar në shumicën dërmuese të shteteve evropiane’’, ka thënë Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy