“Sot vendosim për katër vitet e ardhshme”, Hamza thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë të lirë e demokratike

by Nexhat

Kryetari i PDK’së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, pasi votoi në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Hamza tha se sot qytetarët vendosin për katër vitet e ardhshme.

banner

“Unë bashkë me familjen time e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin të votojnë, sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të lirë, të qetë e demokratike e ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur me dalë me votu sepse ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy