Konjufca pas votimit: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike

by Nexhat

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit tha se pret që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe pa incidente, duke vlerësuar se Kosova ka ndërtuar tashmë një traditë demokratike dhe zgjedhore.

Konjufca tha se merita kryesore për këtë, sipas tij, u takon qytetarëve të Kosovës, të cilët e mbajnë gjallë demokracinë përmes pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Unë uroj që kjo ditë të shkojë e mbarë, e mirë, pa ndonjë eksces. Kosova tashmë ka krijuar një traditë të zgjedhjeve nacionale, një traditë të demokracisë e cila është konsoliduar përgjatë viteve. Për këtë, më meritorët janë vetë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj, sepse vetëm ata mund ta mbajnë gjallë demokracinë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

banner

Ai tha se fushata zgjedhore ka kaluar qetë dhe se subjektet politike kanë pasur mundësi t’i prezantojnë programet dhe vizionet e tyre para qytetarëve, raporton EO, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy