Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

by Nexhat

Në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës është raportuar vendosja e një flamuri serb në një qendër votimi, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Sipas raportimeve të Tv Dukagjini, në momentin kur është vërejtur flamuri, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka larguar atë nga hapësira e qendrës së votimit.

banner

Pas këtij veprimi, është bërë e ditur se flamuri do të zëvendësohet me atë të Republikës së Kosovës, në përputhje me rregullat për përdorimin e simboleve shtetërore në institucionet zgjedhore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy