PEJË: Arrestohen dy zyrtarë të strukturave paralele serbe, dyshohen për vepra që lidhen me procesin zgjedhor

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar Millosh Dimitrijeviqin dhe Ranko Zdravkoviqin, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me cenimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe ushtrimin e ndikimit të kundërligjshëm në të drejtën e votës së qytetarëve, merr vesh KosovaPress. Millosh Dimitrijeviq njihet si ish-kryetar i të ashtuquajturave “organe të përkohshme”, respektivisht i komunës paralele serbe në Pejë.

Ai është anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe konsiderohet si një nga figurat me ndikim në komunitetin serb në komunën e Pejës. Dimitrijeviq është gjithashtu babai i Darko Dimitrijeviqit, drejtor i Radio Gorazhdecit. Sipas burimeve të KosovaPress, Dimitrijeviq ka mbajtur lidhje të afërta me përfaqësues politikë në Serbi dhe Republikën Srpska, përfshirë ish-ministrin serb të Arsimit, Branko Ruzhiq, si dhe ministren aktuale Snezana Paunoviq.

banner

Ai ka marrë pjesë edhe në takime të mekanizmave konsultativë për komunitete në Komunën e Pejës, ndonëse në vazhdimësi është identifikuar si përkrahës i strukturave paralele serbe. Ndërkohë, Ranko Zdravkoviq është ish-anëtar i bordit menaxhues të komunës paralele të Pejës dhe kryetar i SPS-së për komunën e Pejës. Aktualisht ai ushtron funksionin e anëtarit të Këshillit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSB) në Gorazhdec.

Ndryshe, neni 212 i Ligjit për Zgjedhje “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” parasheh që kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi, me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy