Kurti udhëtoi drejt Vjenës një ditë pas zgjedhjeve, ZKM tregon arsyen

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në vend.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), gjatë vizitës dy-ditore në Vjenë, Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë institucional.

banner

Ai pritet të takohet me Kancelarin e Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.  Gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).”, ka njoftuar ZKM

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy