Arrestohen tre persona të dyshuar për financim terrorizmi, shpëlarje parash, mashtrim… Aksioni u asistua nga autoritetet e FBI-së

by Nexhat

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale:

“Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; Financim i terrorizmit; Shpëlarje e parave; Mashtrim;  Detyrim; Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse; dhe Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre”, njofton prokuroria.

banner

Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, thuhet në njoftim.

Me vendimt të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy