Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po shkon drejt fazës finale. Derisa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar mbi 60% të votave, kanë filluar të qartësohen edhe rezultatet e kandidatëve të veçantë për deputetë.
Në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, një vëmendje të madhe po merr kandidatja Fahrije Hoti.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, Hoti deri më tani ka arritur të grumbullojë 6,083 Vota.
Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhurave nga mërgata, të cilat do të japin edhe rezultatin përfundimtar për secilin kandidat

