Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, dhe, ka sekuestruar tri armë të gjata.
Në njoftim shtohet edhe se, rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ku policia është njoftuar për një mosmarrëveshje që kanë pasur dy persona.
Njoftimi:
Arrestohet njё person i dyshuar dhe sekuestrohen tri armë të gjata
Pejë, 10 qershor 2026
Stacioni Policor në Pejë, me datën 09.06.2026, rreth orës 14:10, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se njё person ka kёrkuar ndihmё nё një lokacion në qytetin e Pejës.
Njësia policore menjёherё ka dalë në vendngjarje, ku ka hasur dy persona të cilët kishin një mosmarrёveshje mes veti, dhe ka vënë situatën nën kontroll. Si rezultat i veprimeve policore janë sekuestruar tri armë të gjata nga i dyshuari i cili deklaron se armёt i posedon me leje tё skaduar.
Pas kontrollit nga zyrtarët policorë janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) pushkë BAIKAL TOZ-17-01
• njё (1) pushkë BOLT RIFLE
• njё (1) pushkë BRNO FOX II 22 HORNET
• një (1) karikator
• dyqind e pesёdhjetё (250) fishekë tё kalibrave tё ndryshëm.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

