Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e medias e demokracia – institucionet të reagojnë

by Nexhat

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet në vend janë duke u përballur me një presion të paprecedentë nga KPM’ja.

Në reagimin e tij, Kerquki, ka thënë edhe se, partitë politike dhe institucionet e vendit, e kanë për detyrim, që t’i largojnë nga Komisioni i Pavarur i Mediave njerëzit që nuk e kuptojnë rolin e mediave në një shoqëri demokratike, përndryshe, shton ai, rrezikohet liria e mediat dhe demokracia.

banner

Postimi:

Tash e një muaj, të gjitha televizionet në Kosovë po përballen me një presion të paprecedentë nga KPM-ja.

Vetëm brenda një jave, jemi gjobitur me dhjetëra mijëra euro, gjë që mund ta rrezikojë seriozisht qëndrueshmërinë financiare të shumicës së televizioneve në vend.

Për më tepër, sot, anëtarja e KPM-së, Drita Morina, deklaroi se, “nëse vazhdojnë shkeljet”, duhet të propozohet mbyllja e emisionit Debat Plus.

Është detyrim i partive politike dhe i institucioneve të vendit që t’i largojnë nga Komisioni i Pavarur i Mediave njerëzit që nuk e kuptojnë rolin e mediave në një shoqëri demokratike. Në të kundërtën, ata rrezikojnë t’i shkaktojnë një dëm të pariparueshëm lirisë së medias, demokracisë dhe vetë Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy