Nol Nushi: Nuk kemi thënë që do ta kalojmë pragun, por kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur

by Nexhat

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7 ka thënë se rezultati i dobët zgjedhor i partisë nuk lidhet me mungesën e angazhimit gjatë fushatës, por me pabarazinë e kushteve në garë.

Sipas tij, PSD-ja hyri në zgjedhje pa përfaqësim në Kuvend dhe pa përfitimet që gëzojnë partitë parlamentare.

banner

“Ne jemi parti opozitare, por njëkohësisht kemi qenë të pabarabartë me partitë tjera. Nuk jemi në Kuvend, nuk kemi fonde shtetërore si ato, nuk kemi hapësira reklamuese dhe qasje në televizione sa partitë e mëdha”, deklaroi Nushi.

Ai vlerësoi se, pavarësisht këtyre kushteve, PSD-ja zhvilloi një fushatë të fuqishme dhe arriti ta përcjellë mesazhin te qytetarët.

Megjithatë, Nushi pranoi se rezultati përfundimtar ishte nën pritjet e partisë.

“Ne nuk kemi thënë asnjëherë se me siguri do ta kalojmë pragun, por kemi synuar ta bëjmë këtë. Duhet të them se kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur”, tha ai.

Sipas Nushit, PSD-ja kishte pritur më shumë mbështetje edhe bazuar në takimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët gjatë fushatës.

“Sigurisht që kemi pritur më shumë se 2 mijë vota. Nga bisedat me qytetarët dhe puna që kemi bërë në terren, kemi besuar se do të arrijmë rezultat më të mirë”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy