Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian u është kundërpërgjigjur deklarimeve të homologut tij tij amerikan, Donald Trump, i cili ka kërcënuar me rifillimin e sulmeve ndaj Teheranit.
Trump, pak më parë, ka deklaruar se në sulmet e reja, SHBA-ja do të synojë infrastrukturën kritike të Iranit, përfshirë urat.
Për këto deklarime, Pezeshkian ka thënë se janë një shenjë dobësie dhe jo force, duke theksuar se Irani do të mbetet i qëndrueshëm përballë presionit dhe kërcënimeve.
“Kërcënimi për ta synuar atë, nga rrjetet e transportit deri te sektorët e energjisë elektrike dhe ujit, nuk është një shfaqje force, por më tepër një shenjë pafuqie përballë vendosmërisë së një kombi”, ka shkruar ai në një postim në X.
Presidenti iranian ka shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështetet në ekspertizën e specialistëve dhe unitetin e popullit për të kapërcyer sfidat.

