Edhe 10% e votave pa u numëruar, kush fiton e kush mbetet jashtë?

by Nexhat

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që garuan në zgjedhjet e 7 qershorit po shkon drejt fundit. Qendrat Komunale tashmë kanë procesuar gati 90 për qind të vendvotimeve dhe tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në njoftimin e fundit të KQZ-së, verifikimi dhe numërimi ka përfunduar në 29 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%, raporton Klankosova.tv

banner

Ndërkaq procesi nuk është përmbyllur ende në 9 QKN-të tjera:

Fushë Kosovë (56/62);  Suharekë (73/86);  Vushtrri (79/89);  Mitrovicë e Jugut (98/100);  Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146);  Prizren (133/232); Prishtinë (107/262).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën për rezultate, në këte LINK.

Teksa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, transmeton Klankosova.tv

“Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aporvuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.”

Gjatë periudhës së regjistrimit, 6 maj – 17 maj 2026, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy