Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Berlin në kuadër të Konferencës së 30-të Ndërkombëtare të Berlinit, ka zhvilluar një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn.
Hoxhaj bëri të ditur se në takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Në Berlin, me deputetin e Bundestagut gjerman, Florian Hahn, biseduam për mundësinë e trajtimit të aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE, si dhe për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj po merr pjesë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare të Berlinit, ku po zhvillohen diskutime mbi sfidat e sigurisë, politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Evropë dhe më gjerë

