Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicer me 10 milionë banorë”, e njohur edhe si Iniciativa për Qëndrueshmëri.
Propozimi kërkon që popullsia e përhershme e vendit të mos e kalojë shifrën prej 10 milionë banorësh deri në vitin 2050.
Ky referendum solli shumë debate, derisa rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës.
Nëse vendosin pro, Zvicra do të bëhej vendi i parë në botë që kufizon popullsinë./Albinfo.ch

