Incidenti në Gjermani ku u qëllua polici me armë zjarri, urdhërarrest evropian për kosovarin 16 vjeçar

by Nexhat

Pas të shtënave me armë zjarri ndaj një polici në Göttingen, hetuesit po kërkojnë një të dyshuar 16-vjeçar. Ai dyshohet se e ka qëlluar policin gjatë një përballjeje midis klaneve rivale.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Weender Landstraße/Weender Tor, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, dy familje të gjera rivale, të dyja të njohura për policinë, po përlesheshin atje. NDR raporton se familja e të dyshuarit 16-vjeçar është nga Kosova.

banner

Një urdhër arresti evropian është lëshuar për adoleshentin me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik për n-tv/dpa dhe NDR. Nuk është e qartë nëse i dyshuari është ende në Gjermani apo është arratisur tashmë jashtë vendit.

Polici u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Ai mbetet në kujdes intensiv, por jeta e tij nuk konsiderohet më në rrezik.

Ai që qëlloi iku nga vendi i ngjarjes pas të shtënave. Policia menjëherë nisi një kërkim në shkallë të gjerë, duke përfshirë përdorimin e një helikopteri policie, përcjell albinfo.ch. Zona përreth Weender Tor ishte e rrethuar; sipas policisë, nuk kishte rrezik për publikun.

Arsyet e grindjes janë ende nën hetim. Arma e përdorur në incident nuk është gjetur ende.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy