Vajza e Shkurte Fejzës, martohet – kryetari Rama kurorëzon dashurinë e çiftit

by Nexhat

Në familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka nisur atmosfera festive.

Vajza e saj, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni të veçantë familjare.

banner

Pamje nga momentet emocionuese janë publikuar nga “Prive”, ku shihet atmosfera e ngrohtë dhe emocionet që kanë shoqëruar këtë ditë të rëndësishme për familjen Fejza.

Një nga momentet më prekëse ishte ai kur pranë Agnesës u pa motra e saj, Gresa, e cila e kapluar nga emocionet nuk mundi t’i përmbante lotët.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë uruar çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.

Ndërkohë, familja po bëhet gati edhe për një tjetër ngjarje të madhe. Agnesa dhe partneri i saj pritet të organizojnë një dasmë madhështore më 19 qershor, në një nga lokacionet më luksoze në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy