Procesi drejt fundit – Numërohen mbi 97% të votave me Postë dhe 28% me Kusht, VV’ja ruan 53 mandate

by Nexhat

218 kuti, nga 223 sa janë të votave me postë, ose ndryshe, 97,76% , janë numëruar deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç njoftohet në faqen e KQZ’së, nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje radhitet partia e parë, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më pas nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Nga rezultatet aktuale, vetëm nga ato me postë, VV’ja ka 73.08% ose 58,712 Vota; LDK’ja ka marrë 11.98% ose, 9,625 Vota; PDK’ja ka 8.25% ose,  6,630 Vota; dhe, AAK’ja ka 4.09% ose, 3,284 Vota.

banner

Pos këtyre, tashmë KQZ ka nisur edhe me numërimin e votave me kusht, ku deri me tani, janë numëruar 28,85%. Nga këto të fundit, VV’ja ka 40.99% ose, 671 Vota; PDK’ja ka 24.62% ose 403 Vota; LDK’ja ka 14.84% ose, 243 Vota: AAK’ja ka 9.84% ose, 161 Vota.

Ndërkaq, pa numëruar dhe ku procesi ende s’ka filluar, janë votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, nga rezultatet e përmbledhura, VV’ja deri më tani merr 53 mandate, PDK ka 22 ulëse, LDK 18 deputetë, dhe AAK’ja 7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy