Ambasada e SHBA: Ngërçi po i kushton Kosovës, liderët politikë t’i formojnë institucionet duke e respektuar Kushtetutën dhe vendimet e GJK

by Nexhat

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga klasa politike në Kosovë që të bashkëpunojnë e të formojnë institucionet e vendit pas një periudhe të gjatë të bllokadës politike. Por, ambasada thotë se kjo duhet të bëhet duke u respektuar Kushtetua dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa paralajmëroi për mundësitë që po i humbin vendit.

Ambasada e SHBA’së në vend në një përgjigje për Gazetën Express ka bërë thirrje që udhëheqësit politikë të vendit të vënë në plan të parë interesin e qytetarëve për t’i dhënë fund ngërçit institucional.

banner

“Udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të bashkëpunojnë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që të përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit. Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit të vendosin përparimin dhe stabilitetin në plan të parë, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha një zëdhënës i ambasadës për Express.

Ngjashëm kanë pritshmëri edhe ambasadat e tjera në vend nga partitë politike, duke thënë se kërkojnë një “partner të fortë” nga Kosova me të cilin mund të punojnë.

Ndërkaq, rreziku edhe për një vit tjetër të humbur u theksua edhe në raportin për Kosovën që u miratua dje nga Parlamenti Europian, në të cilin është përsëritur qëndrimi se viti 2025 ishte vit i humbur për vendin.

Në rezolutë thuhet se për shkak të situatës politike, Kosova mund të humbë mjete financiare nga Plani i Rritjes, pasi ekziston frika se Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret e nevojshme.

Eurodeputetët në këtë raport shprehën gjithashtu shqetësim për pamundësinë e Kosovës për të formuar një legjislaturë dhe qeveri funksionale për më shumë se një vit.

Kosova mbajti zgjedhjet më 7 qershor për shkak të dështimit për zgjedhjen e Presidentit nga legjislatura e kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy