Sot, në Qirez, janë zbuluar dy shtatoret e heronjve, Rexhep dhe Beqir Rexhepi, me këtë rast Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, ka theksuar se shtatoret i japin hijeshi Qirezit, Drenicës dhe krejt Kosovës.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Me familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale dhe qytetarë, mora pjesë në zbulimin e shtatoreve të heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, në Qirez.
Kjo pjesë e Drenicës, ka qenë vazhdimisht vatër e rezistencës më shumë se një shekull, lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës e rikonfirmoi traditën atdhetare me përkushtim e sakrificë.
Familja Rexhepi ishte shembull atdhetarie duke u radhitur ndër të parat që i dha ushtarë Komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorë atdheut.
Baca Brahim, si burrë i traditës, na priti me nderim në këtë solemnitet, deri sa shtatoret e heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, i japin hijeshi Qirezit, Drenicës dhe krejt Kosovës.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

