Demaku: Barra për krijimin e institucioneve i takon LVV-së, jo PDK-së

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Fadil Demaku tha se çështja e bashkëpunimi me LVV-në për formim të institucioneve nuk është diskutuar ende brenda partisë.

I pyetur për nëse kompromisi është i domosdoshëm për formim të institucioneve veçanërisht për presidentin Demaku tha për RTV21 se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje është i ditur por, sipas tij, përgjegjësia për këtë i mbetët LVV-së si parti e parë.

banner

“Në Partinë Demokratike nuk është diskutuar ende për çështje të tilla sepse dihet që procesi zgjedhor ende s’ka përfunduar komplet në kuptimin certifikimit të rezultateve dhe nuk ka pasur diçka të tillë në PDK. PDK ka dhënë qëndrimin e saj para publikut sa i përket kësaj çështjeje po ashtu edhe unë e kam qëndrimin tim personal dhe është i njohur për opinionin….Nuk është çështje që i përket dhe e që e ka këtë përgjegjësi PDK-ja. Është përgjegjësi e LVV-së që ka dalë e para në këtë proces që ta merr barrën e kësaj çështje për krijimin institucioneve të vendit…”, tha Demaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy