PEJË/ Gara me vetura në zonë të banuar, shoferët gjobiten me nga 500 euro

by Nexhat

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj disa shoferëve janë ndërmarrë veprime ligjore pasi janë hasur duke kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut më 13.06.2026.

banner

Në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, policia ka identifikuar dy kundërvajtës që po zhvillonin gara shpejtësie.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba individuale në vlerë prej 500 euro, si dhe nga 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse me kohëzgjatje 12 muaj.

Ndërkohë, një tjetër shofer është ndëshkuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 116 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 40 km/h.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy