Analisti politik Arton Muhaxheri, i ftuar në emisionin Kosova Live, ka folur për zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se brenda partisë janë të paktë zërat që po shprehen dhe nuk po heshtin karshi situatës të krijuar brenda partisë por edhe jashtë duke u bë ballë kritikave nga pozita.
Sipas tij, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Përparim Rama janë ndër figurat e vetme brenda LDK-së që nuk po heshtin për situatën aktuale në politikë.

