PRISHTINË/ Grabitje në një pompë derivatesh, hajnat morën mbi 2,500 euro

by Nexhat

Dy punonjës të një pompe derivatesh në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë kanë raportuar se gjatë orarit të punës janë përballur me një grabitje nga dy persona të maskuar.

Sipas raportimit, të dyshuarit, nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë), kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë prej rreth 2,539.64 eurosh dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

banner

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

GRABITJE/Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 20.06.2026 – 02:50. Dy ankuesit meshkuj kosovarë,  kanë njoftuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre të punës në një pompë derivatesh, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë rreth 2539,64 euro. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

*Fotografia ilustrim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy