Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fton fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

by Nexhat

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, duke ftuar fermerët dhe subjektet e interesuara të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

Në njoftim theksohet se: “Hapet Thirrja për aplikim për Programin e Pagesave Direkte 2026”, ndërsa qëllimi i skemës, sipas Ministrisë, është “mbështetja e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës”.

banner

Ministria njoftoi se aplikimi për këtë program fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00, ndërsa dokumentacioni dorëzohet në drejtoritë komunale për bujqësi.

MBPZR thotë se programi i Pagesave Direkte 2026 është ridizajnuar në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër komponentë kryesorë:

  • Pagesa bazë për sipërfaqe të tokës bujqësore
  • Pagesa rishpërndarëse për fermerët e vegjël dhe të rinj
  • Pagesa të lidhura me prodhimin në sektorë prioritarë të blegtorisë dhe kulturave bujqësore
  • Eko-skemat për bujqësi organike dhe praktika të qëndrueshme

“Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike pd.azhb@rks-gov.net ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së. Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026”, thuhet në njoftim.

Në dokument gjithashtu theksohet se: “Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim”.

Kriteret për personat juridikë

Për bizneset dhe subjektet juridike kërkohet dorëzimi i dokumenteve bazë si certifikata e regjistrimit të biznesit, dëshmia nga ATK, konfirmimi i xhirollogarisë bankare dhe kopja e letërnjoftimit të pronarit.

Po ashtu, përfituesit me mbështetje mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes dhe të regjistrohen në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës përmes e-Kosova.

Thirrje për fermerët

Në fund të njoftimit, MBPZhR dhe AZhB u bëjnë thirrje fermerëve që të aplikojnë brenda afatit dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë përkatëse të mbështetjes.

Informacioni i plotë për programin gjendet në:

  • MBPZhR – Subvencione
  • AZhB – Thirrje për aplikim
  • Drejtoritë Komunale për Bujqësi
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy