Në Pejë, është publikuar një video që tregon një situatë të rrezikshme ku një fëmijë shihet duke dalë nga një veturë e cila fillon të lëvizë pa kontroll.
Sipas përshkrimit të videos së publikuar nga Indeksonline, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi fëmija e ka ndezur veturën në mënyrë të paqëllimshme.
Në pamjet e publikuara, një person shihet duke dalë me shpejtësi nga një lokal dhe duke ndërhyrë për ta ndaluar automjetin, duke parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të situatës dhe një aksident të rëndë.
Rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë bërë të ditura zyrtarisht

