Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

by Nexhat

Një person është ndaluar për 48 orë pas vdekjes së Valmir Morinën, 25-vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se i riu u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Arbana” në Prizren” rreth orës 09:00 të mëngjesit.

banner

Bytyqi tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes, dhe sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

“Deri më tani, së paku një person është ndaluar për 48 orë si person i dyshuar”, tha ai.

Ai tha se Policia, në koordinim me Inspektoratin e Punës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Ky është i riu nga Malisheva që vdiq në vendin e punës në Prizren -“mbante familjen pas vdekjes së babait”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy