Rrhmani: S’kam votë për një koalicion PDK-LVV

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani, ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e një koalicioni mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se nuk do ta mbështesë një bashkëpunim të tillë në asnjë rrethanë.

Në Debat Plus, Rrahmani tha se qeverisja aktuale ka dështuar gjatë gjashtë viteve të fundit dhe, sipas tij, nuk ka sjellë përmirësim të dukshëm për qytetarët.

banner

“Eman Rrahmani nuk ka votë për koalicion PDK-LVV në asnjë mënyrë e asnjë rrethane. Unë mendoj që ky pushtet për 6 vjet e ka dëshmuar që nuk ka ndonjë dobi. Dhe është jashtëzakonisht e dobishme dhe për VV-ne edhe për vendin që këta të shkojnë në opozitë”, ka thënë Rrahmani.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse në Kuvend, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare po varet nga përfundimi i shqyrtimit të ankesave dhe procedurave ligjore në institucionet përkatëse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy