Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë qëndruar në Viti, për të falënderuar Sokol Halitin dhe strukturat e LDK-së për mbështetjen.
“Degës së Vitisë, kryetarit Sokol Haliti, kryesisë dhe strukturave tona këtu, ju faleminderit për mbështetjen e plotë!”, nis postimin Lumir Abdixhiku.
“Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi! Që i mbroni parimet, punën e të drejtën. Mesazhin tuaj e mora qartë”, shkruan ai.
Në kohën kur LDK po përballet me krizë ku nga tri degë po i kërkohet dorëheqja, Abdixhiku shkruan: “Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetare e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt”.
Postimi i plotë:

