Hoxhaj: Arritjet e Shqipërisë nuk duhet të rrezikohen nga aventura politike

by Nexhat

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat në Shqipëri, duke bërë thirrje për “maturi, përgjegjësi dhe ruajtje të stabilitetit demokratik”.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se protestat dhe zhvillimet politike në Shqipëri janë çështje të brendshme që duhet të trajtohen nga institucionet demokratike dhe mekanizmat kushtetues të shtetit shqiptar.

banner

“Për ne në Kosovë, dhe për çdo shqiptar kudo që jeton, Shqipëria nuk është thjesht një shtet fqinj. Ajo është faktor vendimtar për pozitën e shqiptarëve në rajon dhe në Evropë. Prandaj, stabiliteti, zhvillimi dhe forcimi i saj janë interes i përbashkët”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit, duke përmendur anëtarësimin në NATO, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas Hoxhajt, këto të arritura nuk duhet të rrezikohen nga veprime që prodhojnë tensione dhe përçarje politike.

“Përpjekjet për të nxitur mosbesim, ndarje dhe antagonizëm mes shqiptarëve nuk i shërbejnë askujt. Përfituesit e vetëm nga përçarja jonë janë ata që historikisht kanë pasur interes ta shohin kombin shqiptar të dobësuar dhe të fragmentuar”, ka deklaruar ai.

Në fund, Hoxhaj ka nënvizuar se një Shqipëri demokratike, e qëndrueshme, euroatlantike dhe e fortë mbetet interes i çdo shqiptari, duke shtuar se forcimi i Shqipërisë nënkupton forcim të pozitës së shqiptarëve në rajon dhe në botë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy