Kosova pret vendimin e EBU-së, a do t’i hapet rruga drejt Eurovisionit 2027?

by Nexhat

Asambleja e 96-të e Përgjithshme e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) ka nisur punimet në Pragë, me vëmendjen e përqendruar te një çështje që mund të ketë rëndësi historike për Kosovën

Në rendin e ditës pritet të diskutohet kuadri i ardhshëm i pjesëmarrjes në Eurovision, përfshirë mundësinë e krijimit të kategorive të reja për anëtarët e asociuar ose vendet që nuk janë anëtare të plota të EBU-së.

banner

Një ndryshim i tillë do t’i hapte rrugë Kosovës për të marrë pjesë në Eurovision 2027. Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Zana Spahiu, dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, po marrin pjesë në punimet e Asamblesë.

RTK-ja ka dorëzuar më herët edhe një kërkesë zyrtare pranë EBU-së, duke kërkuar që Kosova të ftohet në edicionin e vitit 2027 të Eurovisionit.

Megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar, diskutimet që po zhvillohen në Pragë konsiderohen vendimtare për të ardhmen e konkursit dhe mund të përcaktojnë nëse Kosova do të ketë mundësinë të debutojë në garën më të madhe muzikore në Evropë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy