Abdixhiku: Ishim partia e vetme në rritje, edhe në votë edhe në përqindje

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova në një intervistë ekskluzive komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Abdixhiku tha se koha e shkurtër që nga zgjedhjet e fundit ‘pamundësoi’ ndryshim të madh në rezultat, raporton klankosova.tv.

Ai megjithatë shtoi se çdo ndryshim eventual për të mirë është i mirëpritur marrë parasysh kohën e organizimit të zgjedhjeve.

banner

“Ne kishim një periudhë shumë të shkurtë prej zgjedhjeve të fundit. Është e paprecedent për Republikën e Kosovës të mbahen tre zgjedhje dhe e paprecedent për një bartës të proceseve që në periudha shumë të ngushta kohore të kemi përballje me zgjedhje të jashtëzakonshme, në raste të tilla zakonisht pritjet janë minimaliste për të pasur ndryshim. Rrjedhimisht çdo ndryshim eventual për të mirë është i mirëpritur marrë parasysh kohën e shkurtë”, tha Abdixhiku.

Tutje, kreu i LDK-së tha se vota e diasporës ndryshoi ‘fatin’ e formimit të institucioneve.

Sipas tij, pa votat e diasporës partitë politike do duhej të gjenin konsensus edhe në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Rezultatin e zgjedhjeve duhet ta analizojmë në dy dioptri. E para është rezultati në Kosovë, në natën e zgjedhjeve. LDK ishte kthyer në rezultatin e shkurtit, në të njëjtën kohë partia e parë kishte rënë në atë 42% e shkurtit po ashtu. Kishim 20 mandate në natën e zgjedhjeve, me votat e mërgatës ndodhi përmbysja edhe substanciale e natyrës së ekzistencës së institucioneve, sepse në atë kohë në natën e zgjedhjeve kishte domosdoshmëri edhe për bashkëpunim pra për koalicion qeverisës, pra edhe për qeverisje, jo vetëm për president, ky ishte vullneti i popullit të Kosovës që jetonte në Kosovë. Po më pas votat e mërgatës, ndryshoi rezultatin 5 deputetë por në diferencë janë 10 sepse kur i merr 5 deputetë njërës palë dhe i shton palës tjetër më pas ndryshon konstruktin e zgjedhjeve. Ne ishim partia e vetme në rritje, edhe në votë edhe në përqindje”, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy