Sot rreth orës 18:30, Njësia e Trafikut të Qytetit ka ndaluar një person me inicialet Q.A., 40 vjeç, i cili rezultonte me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik.
Sipas njoftimit, urdhër-arresti lidhej me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, për të cilën ai ishte dënuar me 25 ditë burgim.
Pas verifikimeve dhe procedurave të nevojshme policore, personi është shoqëruar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, sipas vendimit të gjykatës.

